Haxhiu-Kurtit: Nderimin për Ivanoviqin mund ta bëni në emër të poshtërsisë tuaj, jo në emër të Qeverisë

E publikuar: 17/01/2023 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me përkujtimin që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti ka bërë për Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se Qeveria po nderon kriminelët, ndërsa po përbuz çlirimtarët, teksa shton se kjo është fyerje për viktimat shqiptare dhe familjet e tyre.

Haxhiu gjithashtu ka thënë se përkujtimi për Ivanoviqin Qeveria mund ta bëjnë në emër të poshtërsisë tsë tyre, por jo në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Nderojnë kriminelët serbë – përbuzin çlirimitarët!

Oliver Ivanoviçi do të duhej të dënohej për krimet që ka bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë e jo të nderohet e përkujtohet nga Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

Mitrovica, në veçanti banorët e veriut i kanë të njohura krimet e Oliver Ivanoviçit gjatë dhe pas luftës.

Oliver Ivanoviçi dyshohej për masakrën e Kovaçëve, në Mitrovicë. Ai i krijoi dhe organizoi “Rojet e Urës” në vitin 1999, të cilat dhunuan, torturuan, vranë dhe dëbuan shqiptarët nga veriu i Mitrovicës.