Haxhiu godet opozitën: Nuk e kanë fituar asnjë betejë, nuk kanë koncepte prandaj VV i fiton votat

E publikuar: 20/02/2023 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur i mllefosur me gjendjen e partive opozitare në Kosovë.

Sipas tij, VV do të vazhdojë të fitojë zgjedhjet nëse opozita vazhdon të jetë e njëjtë. Ai e ka quajtur opozitën të paguximshme dhe pa ide për atë se çfarë po ndodhë.

“Më e keqe se marrëveshja me Serbinë është opozita kosovare”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Haxhiu shprehet i dëshpëruar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin thotë se erdhi në krye të këtij subjekti vetëm falë presionit të biznesmenëve.

“Abdixhiku ka ardhur në krye të LDK-së me garanca të biznesmenëve. Me blerje të votave”, tha ai.

“Nuk ka fituar asnjë betejë politike por vetëm ka marrë garanca dhe ka blerë vota. Prandaj VV do të fitojë vota. Prandaj do t’i fitojë zgjedhjet. Se këta nuk janë opozitë. Nuk kanë koncepte”, përfundoi Haxhiu. /Gazeta Express/