Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

30.11.2020 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë komunë.
Ai thotë se gjendja e të infektuarve që po mjekohen në spitalin rajonal është e rëndë.Haskuka mendon se masat e ndërmarra nga ekzekutivi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nuk kanë treguar efekt pozitiv.

COVID Thotë se përveç tjerat në spitalin e qytetit po përballen edhe me mungesë stafi për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në personelin shëndetësorë.‘Para një jave kur vizitova spitalin e Prizrenit gjendja ishte kritike pasi personat që gjendjen në oksigjeno-terapi zakonisht mbikëqyren nga specialistë-anesteziologë dhe në atë kohë nga 10 anesteziologë pesë kanë qenë të infektuar ose në izolim dhe dy në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar por shpesh ka probleme edhe me numrin e të infektuarve në staf”, tha Haskuka për RTV Dukagjini.Haskuka kritikon masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë duke thënë se nuk kanë treguar efekt. Prizreni aktualisht është në zonën e verdhë të rrezikshmërisë.“Edhe pse janë marrë këto masa numri i të infektuarve është gjithnjë në rritje dhe mendoj që nuk kanë qenë aq efikase lidhur me zvogëlimin e numrit të rasteve. Mbetet te IKSHPK dhe ekspertët që të vlerësojnë këto çështje”, tha Haskuka.Ai thotë se koncentrimi duhet të shkojë drejt zbatimit të masave individuale.“Unë që nga fillimi kam qenë që ne të shkojmë në edukimin e popullatës në aspektin e asaj që popullata të mbrohet me masa individuale ngase masat kolektive në shumë vende të botës nuk kanë treguar efekt”, shtoi ai.“Duhet të koordinohen të gjitha masat, s’ka kurrëfar ekefkti karantinimi pas orës 19:00. Nuk duhet të marrim masa vetëm sa për “sy e faqe” por masa efektive’, theksoi Haskuka.Ai kërkoi që në komunën e Prizrenit të bëhen më shumë teste në këtë komunë. Ai gjithashtu u ankua se ndodh që deri në pesë ditë nuk dalin rezultatet e testeve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

Çelaj: Me këtë rezultat, Urani mund të bëhet kryetar i PDK-së

Çelaj: Me këtë rezultat, Urani mund të bëhet kryetar i PDK-së

Arben Vitia vazhdon të prijë në Prishtinë

Arben Vitia vazhdon të prijë në Prishtinë

Bekim Jashari: Duket se me manipulime dhe blerje votash na u vodh fitorja

Bekim Jashari: Duket se me manipulime dhe blerje votash na u vodh fitorja

30 vjeçari qe dridhi Lutfi Hazirin: Puna e vërtetë fillon tani

30 vjeçari qe dridhi Lutfi Hazirin: Puna e vërtetë fillon tani

Limaj: Malisheva nuk ka votë për ata që i kanë shefat “kullera” dhe “pishpirika”

Limaj: Malisheva nuk ka votë për ata që i kanë shefat “kullera” dhe “pishpirika”

Abdixhiku: Rikthim i madh i LDK-së, në Prishtinë siguruam balotazhin dhe fituam në raund të parë Pejën, Lipjanin e Fushë Kosovën

Abdixhiku: Rikthim i madh i LDK-së, në Prishtinë siguruam balotazhin dhe fituam në raund të parë Pejën, Lipjanin e Fushë Kosovën

Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Hyseni: Ky është një mesazh për nevojën e ndryshimit në Gjilan

Hyseni: Ky është një mesazh për nevojën e ndryshimit në Gjilan

Sami Lushtaku ia dedikon fitoren Hashim Thaçit e Kadri Veselin

Sami Lushtaku ia dedikon fitoren Hashim Thaçit e Kadri Veselin

Policia tenton të shpërndajë simpatizantët e LVV-së në Gjilan

Policia tenton të shpërndajë simpatizantët e LVV-së në Gjilan

Rakiq: Pa Asociacion nuk do të ketë as institucione të Kosovës

Rakiq: Pa Asociacion nuk do të ketë as institucione të Kosovës

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Numërohen 70% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 20% më shumë vota se Bahtiri

Numërohen 70% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 20% më shumë vota se Bahtiri

Vetëvendosje prin në Gjilan

Vetëvendosje prin në Gjilan

Sulmi i kontejnerit në Jarinjë: Brenda ishin tre policë dhe një doganier (VIDEO)

Sulmi i kontejnerit në Jarinjë: Brenda ishin tre policë dhe një doganier (VIDEO)