Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, humanistin Halil Kastrati.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebookun e tij, shkruan lajmi.net.
Lexoni të plotë postimin:
Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Halil Kastrati sot është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor.
Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”. HTH