Hashim Deshishku Kritikon LDK-në për Idenë e Kuotës Gjinore në Shoqëritë Aksionare

E publikuar: 15/03/2018 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hashim Deshishku ka reaguar ndaj një amandamenti të miratuar të Ligjit për Shoqëritë Tregtare që ka të bëjë me përfshirjen e grave në Bordet e shoqërive aksionare me kuotën 40.

Amandamenti që ishte propozuar nga Kryetarja e ‘Alternativa’, Mimoza Kusari- Lila në kuadër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, po konsiderohet i pakuptimtë nga Deshishku.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se në sektorin privat nuk duhet të ketë kuota gjinore për anëtarë të bordeve.

“Jam i habitur si mundet LDK-ja (Parti e djathtë) me propozu në kompani private te jenë me ligj ne Borde te jenë 40% gjini femërore.Sektori privat vendos vet se kush duhet të jet anëtar i Bordit femër apo mashkull. Për arsyje se sektorit privat i interesojnë vetem kualiteti e jo gjinia .Nese e meritojnë gjinia femërore pse mos të jenë në Borde . 100% . ZOT BONE HAJR…..”, shkroi Deshishku

Amandamenti gjithashtu parasheh që pas dy viteve kjo kuotë të rritet në 50%.

Amandamenti i propozuar nga deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari gjeti mbështetjen e deputetëve, sado që shumë grupe parlamentare nuk e mbështetën atë.