Hasani i Nismës i quan ‘pishpirikë’ deputetët e Vetëvendosjes

E publikuar: 14/08/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hasani i ka quajtur ata ‘pishpirikë’, dhe ka thënë se janë të vegjël për të folur për komandantët.

“Kokan qu pishpirikat e Vetëvendosjes sot edhe po e shajnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush jeni ju more pishpirika të vegjël të flisni dhe të gjykoni njerëzit dhe familjet që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot të gjithë, përfshirë edhe juve”, ka shkruar Hasani në rrjetin social.

“Ku ishit ju kur këta komandantë që sot i shani, luftonin për lirinë e Kosovës. Ku ishit ju kur këta komandantë punonin për ndërtimin e institucioneve dhe shtetit të cilin sot ju e përbuzni. Këta komandantë i dhanë shumë luftës dhe paqes. Jeni aq të vegjël para madhështisë së tyre. Kur këta luftonin dhe pas luftës ndërtonin rrugët, autostradat, shkollat e aeroportin ju ishin duke ja vënë zjarrin institucioneve të këtij vendi për çka keni edhe aktakuza”, thuhet në shkrimin e Hasanit në Facebook.