Hasani merr detyrën e ministrit të Tregtisë

E publikuar: 11/09/2017 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Valentin Toçi dhe ministrit të porsazgjedhur, Bajram Hasani.

Në ambientet e MTI-së, Toçi ia dorëzoi detyrën ministrit Hasani, me ç’rast i uroi ministrit Hasani detyrën e re, duke e njoftuar për projektet e realizuara dhe ato që pritet të realizohen, si dhe për planet që i ka kjo ministri.

Ndërsa, ministri i ri, Bajram Hasani e falënderoi ministrin Toçi për prezantimin e projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij dhe tha se do të përkushtohet për të arritur progres në fushat që ndërlidhen me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.