Hasani i gëzohet kthimit në rishqyrtim të Projektligjit për Shoqëritë Tregtare

E publikuar: 04/04/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka përshëndetur vendimin e presidentit Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Projektligjin për Shoqëritë Tregtare.

Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë ka kërkuar nga Kuvendi që sa më shpejt ky projektligj të kthehet në rishqyrtim.

“Duke ua imponuar bizneseve private që në bordet e tyre të kenë përfaqësim 50 për qind të femrave, ne po ndërhynim në çështjet e sektorit privat. Me gjithë kundërshtimet tona ai amendament kaloi. Pas saj patëm edhe ankesa të mëdha të bizneseve për të cilët kjo ishte një padrejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidenti nuk e dekreton Ligjin për Shoqëritë Tregtare, e kthen në Kuvend për rishqyrtim

Hasani ka kërkuar nga Kuvendi kthimin sa më të shpejtë në rishqyrtim të këtij ligji “sepse me kalimin e këtij ligji e rregullojmë veprimtarinë e shoqërive tregtare, nxisim dhe lehtësojnë themelimin dhe funksionimin e tyre”.

Sipas Hasanit, me anë të këtij ligji krijohet ambient më i mirë për të bërë biznes në Kosovë.