Haradinaj vazhdon me reagimet kundër vendimeve të qeverisë

E publikuar: 24/10/2020 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, i ka vazhduar reagimet ndaj vendimeve të Qeverisë.

Së fundmi, Haradinaj ka reaguar sërish lidhur me shkarkimin e Task Forcës Kundër Korrupsionit duke e cituar edhe qëndrimin e shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave.

“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:

Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka reaguar Haradinaj.