Haradinaj ushtarëve të FSK-së: Shumë shpejt do merrni besimin juridik si Ushtri e Kosovës

E publikuar: 05/03/2018 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ceremoninë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për “Epopenë e UCK-së”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Ai u zotua se ushtarët e FSK-së, shumë shpejt do jenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës të cilët do i shërbejnë vendit dhe gjithashtu do jenë përkrah Forcave Euroatlantike.

“Sot kur para nesh parakalojnë ushtarët e Forcës së Kosovës, në fytyrat e tyre shëmbëllejnë fytyrat e ushtarëve të lirisë. Kjo tokë ka njohur ushtarë e ushtri të rrepta, që nga Dardanët e deri tek ushtria e komandantit legjendar, Adem Jashari. Ju që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund dhe sakrifica, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin juridik, si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-së. Forcja jonë është e aftë të mbrojë lirinë e Kosovë dhe të gjithë qytetarëve të saj, të të gjitha komiteteve. Sot ushtarë dhe oficerë, FKS dhe të gjithë ju prezentë, ne mund të kthehemi të nderojmë të rëniet për liri, rënien heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të betohemi për një liri të përjetshme”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/