Haradinaj: Turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në PISA

E publikuar: 19/01/2018 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në Junik se është turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në testin Pisa.

Poashtu, ai deklaroi se kjo urgjent duhet të ndryshohet përdersa iu ka bërë thirrje mësuesve dhe prindërve të angazhohen për t`i mësuar fëmijët.

Pos kësaj, shefi i Qeverisë tha se ka një krizë në Kosovë pasiqë është e pakuptimtë që mjekët t`iu thonë pacinetëve që të shkojnë në barnatore për t`i blerë barnat esenciale, njofton Klan Kosova.

Pos Junikut, numri një i ekzekutivit do ta vizitojë gjatë ditës edhe Komunën e Deçanit.