Haradinaj thirrje qytetarëve të dalin dhe votojnë: Ka një dalje të respektueshme

E publikuar: 09/02/2025 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje.

Haradinaj tha se deri tani ka një dalje të respektueshme.

“Është dita më e rëndësishme për katër vitet që po vijnë. Me votë vendosni ju për Kosovën edhe duke qenë se të gjitha kushte janë si duhet, edhe moti edhe aspekti organizativ është në nivel, ju bëjë thirrje dilni me votu. Ka një dalje të respektueshëm, dilni që të votoni se kjo është dita juaj vendimi juaj për Kosovën.

Me votën e juaj ju e drejtoni Kosovën”, ka thënë ai, në konferencën për media.