Haradinaj: Të thella janë plagët e popullit të Kosovës, ato nuk harrohen asnjëherë

E publikuar: 14/04/2023 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosove Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka shprehur nevojën për refkektim të institucioneve dhe të shoqërisë për ngritjen e vetëdijes për një angazhim më të madh, që personat me plagë të luftës ta fitojnë të drejtën e tyre – trajtimin dhe pozicionin e dinjitetshëm në shoqëri.

Ndër të tjera Haradinaj tha se avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës.

“Të thella janë plagët e popullit të Kosovës, ato nuk harrohen asnjëherë!

Në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të reflektojmë si institucione por edhe si shoqëri për ngritjen e vetëdijes për një angazhim më të madh, që personat me plagë të luftës ta fitojnë të drejtën e tyre – trajtimin dhe pozicionin e dinjitetshëm në shoqëri, por njëkohësisht që asnjëherë të mos ndihen vetëm në betejën për drejtësinë, të cilën ende nuk e kanë parë.

Avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.