Haradinaj takon Bulliqin, paralajmërohen kontakte me Podgoricën

E publikuar: 22/03/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Haradinaj nuk ka folur më me autoritetet malaziase për çështjen e korrigjimit të kufirit me Malin e Zi pas ratifikimit të Demarkacionit, por ai ka takuar sot Shpejtim Bulliqin për të vazhduar punët në kufi.
Zyra e Kryeministrit kanë thënë për Gazetën Express se Ramush Haradinaj në orën 11:00 është takuar me ekipin e komisionit për rishikimin e kufirit me Malin e Zi, për të diskutuar çështjen e korrigjimit të kufirit.

Një ditë pasi u ratifikua marrëveshja e Demarkacionit bashkë me raportin e Shpejtim Bulliqit dhe deklaratës së presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Ramush Haradinaj ka filluar të merret me çështjen e korrigjimit të kufirit, në të cilën është thirrur vazhdimisht kur ka kërkuar

“Qysh sot fillojnë aktivitetet e kryeministrit. Kryeministri sot në orën 11 ka pasur takim me Komisionin Shtetëror për përcaktimin dhe mirëmbajtën e vijës kufitare dhe menjëherë do të fillojnë relacionet më Podgoricën zyrtare për korrigjimin sipas aneks marrëveshjes që të ndodhë në afat optimal”, thuhet në përgjigjen e kryeministrisë dhënë Gazetës Express.

Qeveria shprehet e bindur se korrigjimi i Demarkacionit do të ndodhë edhe pse nga kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje në Kuvend, ka dyshime se mund të ndodhë rishikimi i marrëveshjes pasi ratifikimit.

“Qeveria e Kosovës është shumë optimiste se kjo edhe korrigjimi do të ndodhë”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

Demarkacioni me Malin e Zi është historia tri vjeçare që u bllokua në Kuvendin e Kosovës deri të mërkurën, kur projektligji kaloi pasi Kuvendi u mbush katër herë gaz nga deputetët e VV’së. Pro demarkacionit