Haradinaj: Spitali Rajonal i Prishtinës do të ndërtohet në Kazermën e FSK-së

E publikuar: 30/04/2021 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka treguar për planin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Prishtinës, i cili do të ndërtohet ne Llukar, në Kazermën e FSK-së“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve.

Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milion banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Për këtë arsye, Haradinaj thotë së është munduar të marrë opinione nga shumë ekspertë dhe njerëz që kanë mbajtur përgjegjësi nëpër institucione shëndetësore, ku siç tregon ai, po thuajse të gjithë janë të njëzëri që Spitali Rajonal i Prishtinës të ndërtohet në Kazermën e FSK-së, në Llukar të Prishtinës.

“Tri arsyet kryesore pse në Llukar:

1. Prona është lehtësisht e shfrytëzueshme;2. Klima dhe ajri i pastër që ka ajo hapësirë, e që janë faktorë kyç për shëndetin e njeriut;3. Unaza e Qytetit që pritet të ndërtohet, është shumë afër dhe lehtësisht e çasshme, i cili projekt i financohet nga IBRD”, ka përfunduar ai.