Haradinaj: Serbia një mini-Rusi në Ballkan, nëse nuk ndryshon taksa mbetet përjetësisht

E publikuar: 31/12/2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë përmbyllëse të vitit ka folur sërish për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Ai është shprehur i vendosur se Kosova nuk e heq taksën nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj, njofton Klan Kosova.

“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe nëse është e njëjta ajo që e paraqet një mini-Rusi në Ballkan, taksa do të mbetet përgjithmonë, përjetësisht. Por nëse bëhet një marrëveshje për njohje reciproke atëherë taksa do të hiqet”.

Ai tha se ne i kemi dhënë miliona Serbisë për të blerë armatim në Rusi.

“Janë 20 vjet dhe Serbia është ende një mini-Rusi në Ballkan. Ajo nuk është evropiane. Kur mundim të tërheqim? Sa më shpejtë që të vien marrëveshja, ne e heqim. Taksa nuk është vetëm e imja është e marrëveshjes së koalicionit. Dora ime nuk e heq taksën në këto rrethana”.

Haradinaj tha se malli që ka hyrë para vendimit, nuk do t’i nënshtrohet ky sepse do të jetë dëm për të gjithë ata që e kanë blerë atë.