Haradinaj: Respekt për SHBA-në, por kufiri është në kullë

E publikuar: 23/11/2017 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, këmbëngul se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është në Kullë të Zhlepit. Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që ta mbështesë idenë për rinegocimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Deputeti i AAK-së në emisionin DEBAT D, ka thënë se ka respekt për SHBA-në, por askush nuk mund t’i bindë që kufiri është në Sllovinovodë.

“Unë jam i bindur që SHBA-në do të kenë mirëkuptimin në këtë rast, sepse ne po insistojmë për një zgjidhje politike të këtij problemi, që të os i lejojmë qytetarët të marrin në dorë vetë fatin e zgjidhjes së tij, sepse atakohen shumë shtresa dhe ekziston rreziku që të ketë incidente”, tha ai.

Haradinaj ka thënë më tej se shqiptarët nuk do të lejojnë tkurrjen e mëtejme të territorit.