Haradinaj: Qeveria Kurti u shkarkua, nuk dha dorëheqje – ka hapësirë për formimin e qeverisë së re

E publikuar: 31/03/2020 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa konsumuar kapacitetet e plota kushtetuese për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se kur ai kishte dhënë dorëheqje ishte situatë ndryshe, ndërkaq ka thënë se tashmë Qeveria Kurti është e shkarkuar, prandaj ka hapësirë për formimin e qeverisë së re.

“Unë kam dhënë dorëheqje, nuk ka qenë shkarkim me 2/3 të Parlamentit. Në gjendjen e tashme kemi një qeveri të shkarkume nga Parlamenti, nuk ka dhënë dorëheqje. Sikur zoti Kurti të jepte dorëheqje dhe të propozonte zgjedhje, situata do të ishte ndryshe. Në një situatë të tillë nuk është konsumu ende kapaciteti kushtetues për të formuar institucione”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në zgjedhje duhet të shkohet vetëm nëse askush nuk e bën shumicën në Kuvend.