Haradinaj përgëzon Ismailin: Ka filluar ndryshimi i gjendjes në shëndetësi

E publikuar: 20/04/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë po vërehet ndryshimi i gjendjes në shëndetësi.
Këto komente, kryeministri Haradinaj, i bëri në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Ai përgëzoi publikisht ministrin Ismaili “për punën e madhe që po bën për t’i kthyer dinjitetin këtij sektori”.

“Puna e madhe po vërehet. Ndryshimi i gjendjes në shëndetësi ka nisur. Gjej rastin këtu të falënderoi publikisht ministrin Ismaili për angazhimin serioz”, ka thënë ai.

Kurse, ministri Ismaili tha se ky është vetëm fillimi i reformave të cilat do të realizohen gjatë mandatit të tij./lajmi.net/