Haradinaj për raportin me Limajn: Tha a e pijmë nga një cigare, thashë jo, e kam lanë

E publikuar: 19/04/2025 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia që ia e drejton nuk është për bllokim të seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka logjikë me pengu zhvillimin e seancës konstituive, ne jemi per me votu, nuk jemi për bllokim të seancës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai e komentoi edhe raportin me Fatmir Limajn

“Më përshëndeti, ia zgjata dorën. Tha a pijmë nga një cigare. Thashë jo, e kam lënë”, tha Haradinaj.