Haradinaj për arrestimin e Krasniqit: Lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq

E publikuar: 19/04/2023 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimin për abuzime.

Haradinaj, në faqen e tij në Fcebook, ka bërë një reagim të shkurtër.

Ai ka thënë në mënyrë metaforike se “lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq”.

“Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq!”, ka shkruar kryetari i AAK-së.