Haradinaj pas takimit me Lajčakun: E domosdoshme përfshirja e ShBA-ve në dialog

E publikuar: 28/06/2022 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčak.Këtë ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falenderuar Lajčakun për angazhimin e tij dhe të BE-së në procesin e dialogut.“Gjithashtu Lajčakun e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka përfunduar Haradinaj.