Haradinaj nuk flet për ‘shqiponjat’ e Xhakës dhe Shaqirit

E publikuar: 26/06/2018 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka komentuar në lidhje me lojën e Zvicrës dhe Serbisë në kampionatin botëror të futbollit.

Në këtë lojë të përfolur pasi në ekipin e Zvicrës luanin katër shqiptarë, dy prej tyre shënuan gol dhe festuan duke bërë simbolin e shqiponjës në flamurin shqiptar.

Pas kësaj ata u dënuan për sjellje jo sportive nga FIFA me një total prej 25 mijë frang, në krahasim me 54 mijë frang që ishte dënimi ndaj ekipit të Serbisë.

Megjithëse shumë zyrtarë shtetërorë komentuan golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në këtë lojë, Kryeministri Haradinaj nuk reagoi fare.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Haradinaj i pyetur për këtë lojë tha se është gëzuar për golat.

“Unë jam gëzu shumë kur i kanë dhanë golat. Jam gezu, jam knaq, për keto tjera, unë jam kryetar qeverie dhe s’po du me hy anej”, tha Haradinaj.