Haradinaj: Nuk e kam frikën e amerikanëve si Albin Kurti – Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin

E publikuar: 31/08/2020 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth rolit të tij në procesin kur në Uashington dhe Bruksel do të mbahen takimet e radhës të dialogut.

Ai në Pressing të T7 ka thënë se nuk e ka frikën e amerikanëve sikur Albin Kurti sa ishte kryeministër, por droja e tij e vetme është mbrojtja e interesave të shtetit.

“Ndoshta është paranojë imja, por problemi është te ne, se çka po dëshirojmë. A po mbrohet interesi i vendit duke pasur parasysh faktin se rrugën deri në Kosovën e lirë? Ata që na përfaqësojnë duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjnë gabime”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka pranuar se e urren tavolinën e bisedimeve dhe se nuk dëshiron të marrë pjesë aty, derisa ka shtuar se ai dhe presidenti Hashim Thaçi nuk janë spektatorë në procesin e dialogut.

Haradinaj ka folur edhe për deklaratën e Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë, duke porositur kryetarin e LDK-së Isa Mustafa që ta disiplinojë nënkryetarin e partisë së tij.