Haradinaj në Samitin e Bërdos, Kosova synon kryesimin e SEECP

E publikuar: 24/04/2018 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Bërdos (Slloveni) në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), transmeton Koha.net.

Samiti ka nisur punën sot, derisa pjesë e tij janë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Organizimin e këtij samiti e ka bërë Sllovenia, e cila sivjet e kryeson SEECP-në.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë, stabiliteti dhe siguria dhe marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike, janë disa nga temat e këtij samiti.

Kosova u bë pjesë e SEECP në vitin 2014, derisa po synon të marrë kryesimin e saj për vitin 2019 – 2020.

Image