Haradinaj: Me marrëveshjen evropiane për normalizim, ne divorcohemi nga Serbia (VIDEO)

E publikuar: 08/02/2023 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e do marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, për dy qëllime, që sipas tij, padyshim përfiton Kosova.

Haradinaj u shpreh në Rubikon se me çështjen e asociacionit, njëjtë ndodheshin edhe vite më parë me marrëveshjen e demarkacionit, siç specifikon ai, ujdi e trashëguar, nënshkruar nga dikush tjetër, përcjell klankosova.tv.

”Asociacioni edhe sot nuk m’pëlqen. Edhe Kurti s’ka faje për asociacionin, që e ka trashëgu Kosova. Na ka ra në shpinë, barrë, si demarkacionin dikur, që dikush e ka nënshkru, e të ka mbetë në derë”.

”E njëjta situatë është sot. Mirëpo me menaxhimin që po e bënë Kurti, me rebelizma me veprime të njëanshme në veri, ka arrit të sjell pasoja juridiksionit të Kosovës”.

”Nëse më pyesni ju mua: Pse Haradinaj ke qejf me ndodhë marrëveshja?”

”Unë them për dy qëllime. Marrëveshja plani franko-gjerman, nuk është e mirë, nuk e ka njohjen por e ka krejt përspektivën tonë ndërkombëtare. Ne divorcohemi nga Serbia, por qëllimi pse unë dua të ndodhë marrëveshja sa ma shpejt, është se sa më shumë që vonon, ne humbim juridiksion në veri. Çdo ditë që kalon, është mënyrë e pavarësimit me mënyrën sesi zhvillohet jeta në veri”’.

”Me arritjen e marrëveshjes, ne menjëherë fillojmë procesin e juridiksionit në gjithë territorin e Kosovës dhe marrim përkrahjen e amerikanëve, për t’u vendos juridiksioni në gjithë territorin e Kosovës. Kur po them përkrahjen e amerikanëve, nuk po i përjashtoj edhe përfaqësuesit e QUINT-it, por e them se SHBA, sepse dihet kush është garanti i parë”.