Haradinaj: Marrëdhënia me BERZH-in e suksesshme

E publikuar: 06/04/2018 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po merr pjesë në takimin trepalësh mes Qeverisë BERZH-it dhe -kryetarëve të komunave tha se çmon marrëdhënien me BERZH-in ehe sipas tij projektet nuk mbesin në pritje, por realizohen, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Ndalet prodhimi në Ferronikel, mbi 800 punëtorë ndërprejnë punën

“Secili projekt do ta gjejë dritën e vet.. këto projekte janë me rëndësi. Edhe ne si Qeveri do të jemi në shërbimin e projekteve tuaja. Kosova e çmon këtë marrëdhënie. Një marrëdhënie e tillë është garanci. Ju i identifikoni projektet, qeveria merr garancat. Projektet nuk presin por ndodhin sot. Kosova e sanon minusin buxhetor që ndodh nga këto projekte në një periudhë të caktuar”, tha ai.

Ndërsa shefi i zyrës së BERZH-it ne Prishtinë tha se ka pasur një takim të suksesshëm me zyrtarë nga Kosova muajin e kaluar në Samitin e Londrës./Zëri.