Haradinaj-Kurtit, për 200 hektarët: E kam riblerë tokën e babës, është në Gllogjan

E publikuar: 14/12/2021 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar Qeverinë “Kurti”, për mosmiratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Ai tha se Qeveria është duke gjetur arsye të ndryshme për të mos e miratuar këtë Ligj.

Ai ka përmendur se si gjatë Qeverisjes së tij është mundësuar krijimi i ushtrisë.

“Ju po flisni për një Qeveri të mëhershme, kur një Qeveri e mëhershme diku në këtë Kuvend ka rritur që t’i bie Ligjet e Ushtrisë e sot e kemi përvjetorin e trete të Ushtrisë sonë. Ka arritur që ta sjell Ligjin për Prishtinën, statutin e Trepçës dhe punë të tjera. Ju pse nuk jeni të zotët që ta sillnin Ligjin për Pagat, çfarë halli keni, mund të ju ndihmojmë, kemi ekspert. Buxhet ka për këtë Ligj, ekspertizë ka”, ka thënë ai.

Ai goli edhe për riblerjen e tokës së babait të tij në fshatin Gllogjan të Deçanit.

“Kurti saherë po don me u fshehë prej pazotësisë të tij po thotë se i ka ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtetë z.Kurti. Me Ligjet e Kosovës, në kohën e OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas të huaj, e kam riblerë tokën e babait tim, është në Gllogjan, në katundin tim, nuk është një metër tjetër kund”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë e Haradinajt pasi Kurti i kërkoi që t’i kthejë 200 hektarë tokë.

“Meqë m’u dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u të mërdhihen në KEK, unë e kam një kundër-propozim për deputetin Haradinaj. Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti.