Haradinaj, Kurtit: Kesh n’burg dhe u ktheva e hala i kam këta deputetë, ku i ke ti?

E publikuar: 31/05/2018 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Polemika të ashpra janë zhvilluar sot në Kuvend, ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinajt dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Haradinaj nuk e ka shumicën në Kuvend, e madje se ai nuk e ka as çerekun e deputetëve të partisë së tij.

Haradinaj i ka replikuar menjëherë, duke i kërkuar Kurtit që t’i ruaj deputetët e tij.

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurit, cili në Kuvend tha se Haradinja nuk e ka shumicën në Kuvend, e prej kësaj pjese Kuri ka thënë se Haradinaj nuk e ka as çerekun e deputetëve të partisë tij.

“Unë i kam këta deputetë sa janë, që 20 vjet kam qenë në burg, por asnjëri s’ka lëvizë. Majë deputetë tuaj”, ka thënë Haradinaj.