Haradinaj kundërshtarëve politikë: Po premtoni gjithçka për hir të votës

E publikuar: 30/05/2017 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka goditur kundërshtarët e tij politikë që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka thënë se të njëjtët janë në gjendje të premtojnë gjithçka për hir të votës, madje sipas tij ata as nuk përtojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Kodrën e Trimave në Prishtinë u ka premtuar qytetarëve që do ta ndryshojnë gjendjen në të cilën gjendet Kosovës, pas 11 qershorit.

Por kjo siç tha ai mund të varet vetëm nga ta, raporton GazetaExpress.

“Mundemi me ndërru këtë gjendje. Më 11 qershor jemi përball gjithë ne bashkë, shumica e ketynë sot për hir të votës nuk printojë me fol gjithçka.

Unë e kam respektuar uniformën e UÇK-së, edhe pas përfundimit të mandatit e kam përfundu marrëveshjen edhe me Rugovën”, është shprehur Haradinaj para qytetarëve.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lidhur koalicion parazgjedhor me PDK e Nismën e Limajt.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga dëshira për ta marrë kreun e Qeverisë duke ia ofruar këtë post Ramush Haradinajt.

Vendi shkon në zgjedhje pasi Qeveria ‘Mustafa’ u rrëzua në Parlament përmes një mocioni të opozitës.