Haradinaj kritikon qeverinë: Pos fjalëve, kanë nis me e hëngër turpin me bukë

E publikuar: 23/08/2022 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar qeverinë në krye me Albin Kurti.

“Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nis me e hëngër turpin me bukë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ministrat kanë gjeneratorë, kryeministri ka gjenerator, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kanë as gjenerator e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër”.

“Kryesore, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon!”.

“Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nis me e hëngër turpin me bukë”.

Ai ka shpërndarë edhe videon nga djegja e gjeneratorit gjatë ditës së sotme në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës.