Haradinaj: Kosova duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente

E publikuar: 03/01/2025 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të ketë një një aeroport alternativ për fluturime emergjente.

Haradinaj ka thënë se udhëtarët duhet të mos vijnë në situatë, që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup.

Kreu i AAK-së ka thënë se për këtë qëllim programi i AAK-së synon përshtatjen e Aeroportit të Gjakovës për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror

“Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup.

Për këtë qëllim, ne do ta përshtatin Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin. Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese”, ka shkruar Hradinaj.