Haradinaj: Kosova dhe Franca të thellojnë marrëdhëniet bilaterale

E publikuar: 19/02/2018 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Questel shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit bilateral Francë-Kosovë, në planin ekonomik, politik dhe atë të sigurisë.

Vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me atë Francës, Haradinaj e shprehu në një takim që pati me Bruno Questel, përfaqësuesin zyrtar të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Thellimi i këtij bashkëpunimi, Haradinaj tha se do të jetë në të mirë të të dyja vendeve, por edhe më gjerë.

“Franca është me Kosovën që nga koha e luftës me një përkrahje të vazhdueshme. Është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka një pozicion shumë të qëndrueshëm për të drejtën e Kosovës për shpejtimin e Kosovës evropiane. Unë e shfrytëzova këtë takim për të shprehur falënderim për Francën, njëkohësisht të shprehi dëshirën për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë, në planin e sigurisë, politik e ekonomik”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, edhe kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë, Bruno Questel, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë të Kosovës shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Dëshiroj të nënvizoj marrëdhëniet e shkëlqyeshme historike ndërmjet dy vendeve që janë esenciale. Kam kuptuar kërkesën e autoriteteve vendëse në Kosovë që Franca të vazhdojë mbështetjen dhe të shoqërojë Kosovën drejt realizimit të proceseve që ka vendi juaj dhe do t’i përcjellë të gjitha kërkesat tek autoritetet franceze”, tha Questel.

Ai theksoi se Franca ka qenë gjithmonë afër Kosovës dhe gjitha të kërkesat e ngritura në këto takime do t’i përcjell tek autoritetet franceze. Questel shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./rtk21/