Haradinaj kërkon sqarime nga Kushtetuesja, fton partnerët në diskutim për “ngrohjen globale”

E publikuar: 29/07/2019 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese se cilat janë kompetencat e tij pas këtij akti.

Haradinaj ka thënë se do të vazhdojë të jetë kryeministër në detyrë për të mos lejuar vakuum institucional.

Haradinaj ka bërë të ditur se për të martën i ka ftuar në takim krerët e partive që deri tani ishin pjesë e koalicionit qeverisës.

Ai u është përgjigjur akuzave të zyrtarëve të PDK-së se ofroi dorëheqje, duke kalkuluar politikisht.

Ka ironizuar se për çfarë do të diskutohet në takimin me ish-partnerët e koalicionit.

Kryeministri në dorëheqje ka kërkuar nga presidenti që të nisë konsultimet me partitë politike për të shkuar në zgjedhje. Tha se AAK-ja do të përkrahë shpërbërjen e Kuvendit dhe se në zgjedhje do të garojnë si parti e vetme.

Ndërkaq, opozita e cilëson zvarritje të qëllimshme heshtjen e presidentit Hashim Thaçi karshi situatës së krijuar.

KTV-ja ka pyetur Zyrën e Presidentit se kur do të ftojë përfaqësuesit e partive politike për konsultime, por zyrtarë e saj, si zakonisht, nuk kanë kthyer përgjigje.