Haradinaj: I shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore, asnjë dhunues s’duhet të jetë i lirë

E publikuar: 29/08/2022 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se duhet të merren masa dhe asnjë dhunues të mos jetë i lirë.

“E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe. Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore… Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve. Bashkëndjej me familjen e fëmijës dhe me të gjithë qytetarët e vendit… Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se duhet reflektuar për të parë se çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë.