Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

E publikuar: 21/06/2022 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj deputetit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit krahasoi kryeparlamentarin Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, me ish-funksionarin famëkeq jugosllav, Rrahman Morina.

Avdyli e ka konsideruar krahasimin e Haradinajt si fyerjen më të madhe që një politikan ua bënë kolegëve të tij.

“Krahasimi i deputetëve dhe partive shqiptare si pjellë e UDB-as e krahasim me Rrahman Morinën, që e bëri sonte Ramush Haradinaj në një TV mbetet si fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta që ua bën kolegëve të tij. Shpallja të votuarëve të popullit si tradhëtar, është thirrje direkte për vëllavrasje, dhe kanosje direkte”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Këtë s’ia kemi borgj askujt e më së paku Ramush Haradinaj, ka shkruar deputeti Avdyli.

“Edhe pse më nga askush s’po mirret seriozisht, unë kurrë s’do besoja që pas rënies nga pushteti kaq poshtë do të bie si ish kryeministër e politikan”, ka shkruar në fund ai.