Haradinaj: Hoti e ka konfirmimin tim nëse nuk i prek kufijtë dhe kushtetutën

E publikuar: 31/08/2020 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë para takimeve të radhës në Uashington dhe Bruksel.

Ai ka thënë kryeministri Avdullah Hoti e ka konfirmimin e tij në këto bisedime me kusht të mos ndryshimit të kufijve dhe se marrëveshja finale duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk guxon askush prej nesh të bëjë gabime. Më mirë të çohet prej tavolinës se sa të bëjë një hap të gabuar”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.