Haradinaj: Hiqeni orën policore, po ua vështirësoni pushimet mërgimtarëve

E publikuar: 24/12/2021 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fillim të seancës së Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit.

Haradinaj tha se ora policore është e pakuptimtë dhe nuk po aplikohet në asnjë vend tjetër.

“Pse ndalesa nga mesnata në mëngjes. Nëse e marrim kohën që mërgimtarët rrinë në Kosovë, psh 2 javë, e nëse ia heqim orën policore, i bie që po rrinë një javë e gjysmë. Mërgimtarëve po ua vështirëson edhe kohën që po qëndrojnë”.

“E lus ministrin e Shëndetësisë që ka ardhur nga Amerika t’i tregojë kryeministrit t’vet se ora policore nuk aplikohet në asnjë vend, që ka kufizime për shkak të pandemisë”, tha Haradinaj.