Haradinaj: Hekuran Murati nuk e ka vendin në seancë, por në një shatorr në KEK

E publikuar: 13/12/2021 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-kryeministri Ramush Haradinaj, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje është kundër investimit të Countur Global për termocentralin e ri, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, Murati nuk e ka vendin në seancë, por në një shatorr në KEK me shumë punëtorë që janë duke u mërdhirë në këtë dimër.

“Refuzimi i Countur Global na rrezikon edhe për shumë dimra tjerë dhe njëkohësisht edhe refuzimi i gazit që e keni bërë na rrezikon për shumë dimra tjerë, ndoshta nuk kishte mbërri rezultati tash por çka do të bëhet në dimrat që do të vjen më vonë, dhe ku do të jesh t’i se vonë iu ke bashkuar kësaj anije, por këtu në Parlament me çdo mjet Vetëvendosje e ka kundërshtuar investimin në Kosovën e Re me mbi 1 miliard euro”, tha Haradinaj“Vetëvendosje duke u bazuar me njerëz sikur ti (Heuran Murati) ka ardhë situata deri këtu.

Unë nuk mendoj se e ke vendin këtu në seancë, por është dashtë të jesh në KEK me një shatorr, duke u mërdhirë së bashku me disa kolegë tjerë, se një pjesë e qytetarëve janë duke u mërdhirë në këtë dimër”, tha Haradinaj.