Haradinaj: Gërvallajt dhe Zeka na treguan rrugën për liri kombëtare

E publikuar: 17/01/2018 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se 17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin.

Haradinaj ka thënë se kjo datë lidhet me tre viganët e Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.

Postimi i plotë i Haradinajt:

17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.
17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.
Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.
Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka./rtklive/