Haradinaj: Me flamurin shtetëror synojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës

E publikuar: 13/02/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth paqartësive të krijuara rreth vendosjes së flamurit shtetëror te “Rrethi” dhe heqjes atij kombëtar.

Haradinaj ka thënë se vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet për nder të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë”, ka shkruar Haradinaj.

“Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike”, ka shtuar ai.

“Të dashur qytetarë, ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri”.