Haradinaj: Është rrezik që Kosova me u udhëheq nga Kurti në etapat e ardhshme

E publikuar: 29/02/2020 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po e quan mashtrues kryeministrin Albin Kurtin. Kreu i AAK’së thotë se vendimi i të enjtes kinse për heqje të pjesshme të taksës është një kamuflim, pasi siç thotë Haradinaj vendimi është i qartë se taksa do të hiqet krejtësisht për dy jave.

“Është një gabimi i madh”, ka thënë Haradinaj për Front Online.

Lideri i AAK’së thotë se është shumë e vështirë që të rivendoset taksa, duke u bazuar në atë se sa e vështirë është që të hiqet një vendim i tillë.

Tutje ish-kryetari i qeverisë ka thënë se Albin Kurti tashmë është dorëzuar përballë presioni të perëndimorëve, dhe shpreh shqetësimin e tij se çfarë do të ndodh me Kuritn kur të afrohet faza për arritjen finale të marrëveshjes dhe kur presioni do të jetë jashtëzakonisht më i madh.

Siç potencon Haradinaj, është e rrezikshme që Kosova të qeveriset nga Albin Kurti në fazat e ardhshme.

“Ai e ka specialitet mashtrimin”, ka shtuar tutje Haradinaj, duket thënë se Kurti po e kthen pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë./Express/