Haradinaj e kërcënon Kurtin për listat e veteranëve: I dalim në rrugë

E publikuar: 30/03/2022 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën e tij lidhur me listat e veteranëve.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që të mos tallet me listën e veteranëve, ndërsa është shprehur se nuk do ta durojnë më.

“Kurti spo don me zbatu kriterin edhe të pagës minimale edhe për kategoritë e liritë. Unë po thom qitu para tij, i kom duru krejt shpifjet e dallaveret e tij e të tyre. Ka ndodh një proces gjyqësor, mos luaj më shumë me këto kategori. Po kërcënim publik e serioz, mos bo hajgare me këto kategori mo. Kthejllu njëherë e përgjithmonë, të kemi duru, sepse kemi pas arsye të tjera pse të kemi duru, nuk durojmë pa kufi”, tha Haradinaj në Rtv Dukagjin.

Ai madje tha se nëse Kurti vazhdon me këto tallje atëherë ata do të dalin në rrugë, e nuk do ta lejojnë të hyjnë as në zyrën e tij.

“Na i dalim këtij në rrugë e i kallxojmë a mundet me hy ai në zyre të vetë, nëse tallet me këto kategori. S’mundesh me i lon këta pa i përfshi në kriter të pagës minimale. Prokuroria le ta gjon kush është fallc, le ta hek individin, por t’i smund t’i vonosh këta”.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në një emision televiziv ka thënë se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë.