Haradinaj: Do me djeg LDK-në, Kurti

E publikuar: 30/12/2019 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam ndërmend të shkoj tek zoti Kurti, nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj, në “Debat” te RTK.

Më tej ai ka thënë se Kurti e ka më shumë që të jetë ai në kauzë dhe jo t’u jipen zgjidhje problemeve.

“Kurti ka qëllim që të jetë pjesë e kauzës që është çdo herë në rritje. Ai nuk e ka fokusim formimin e Qeverisë. Për fat të keq kjo është një kosto e madhe për Kosovën. Një qasje e tillë është e rrezikshme.  Është e pakuptimtë pse zoti Kurti nuk fokuson energjitë e veta në krijimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se ‘koncpeti Kurti është mashtrim’.

“Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur vjerrë LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegë. Kështu është duke e mbajtur vjerrë LDK-në edhe tash. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak përqindje e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se ai është duke e endur LDK-në dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet lejuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe me vendin.

“Interesi është që Qeveria Kurti të formohet sa më shpejtë”, ka theksuar Haradinaj.