Haradinaj dhe Berisha takim, për transforimimin e FSK -së në Ushtri

E publikuar: 15/09/2017 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj priti sot ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha si dhe komandantin e kësaj force, me të cilët bisedoi për bashkërendimin e punëve që i presin në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së drejt shndërrimit të saj në ushtri kosovare, trasnmeton infosot.

Ministri Berisha e njoftoi Kryeministrin me synimet e ministrisë që ai udhëheq në ngritjen e infrastrukturës moderne si dhe rritjen e mirëqenies së ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rama pasi e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të qeverisë kosovare, e informoi atë për të gjitha aspektet e sigurisë në nivel lokal dhe kombëtar.

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë që të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së.
Kryeministri u nda shumë i kënaqur me punën që po bëhet nga eprorët dhe ushtarët dhe premtoi se do të punojë shumë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që FSK-ja të kontribuojë kështu në sistemin e sigurisë në Kosovë por edhe më gjerë.