Haradinaj: Deri në fund të vitit hiqen vizat

E publikuar: 11/05/2018 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist sa i përket liberalizimit të vizave

Haradinaj deklaroi se në qershor Kosova pritet ta marrë rekomandimin për heqjen e vizave.

“Në fund të vitit besoj se hiqen vizat. Presim që në qershor të jepet rekomandimi”, tha kryeministri Haradinaj.

Shefi i Qeverisë kosovare, gjithashtu, komentoi edhe deklaratën e zv/presidentit të Parlamentit Evropian, i cili kërkoi nga krerët e Kosovës të mos japin datë për viza.

Haradinaj tha se deklarata e Rainer Weiland ishte më shumë kërkesë që politikanët e Kosovës të fokusohen në punë.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen, po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vijë në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, kishte thënë Wieland.

Ndryshe pas ratifikimit të demarkacionit, Kosova është duke synuar ta luftojë edhe korrupsionin si kusht për heqjen e vizave./Zeri.Info/