Haradinaj arsyeton ikjen e Rikallos

E publikuar: 03/10/2017 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i ka drejtuar pyetje Bujqëssë Nenad Rikallon, i cili pak më parë e kishte lëshuar seancës. Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi se ai i dha leje Rikallos që të largohet për t’u kthyer më vonë.

“Ju ministër keni thënë se keni pasur një jetë të qetë në lagjen tuaj, pse atëherë po drejtohen këto akuza pikërisht ndaj jush?”, pyeti deputeti Krasniqi ministrin, i cili para pak castesh ishte larguar nga Kuvendi,

“Cili ka qenë roli juaj në luftë dhe roli i familjes suaj, dhe çka nënkuptoni ju me atë që keni pasur jetë të qetë në vitin ’99, kur ndaj shqiptarëve”, shtoi deputeti i VV’së.

Ramush Haradinaj tha se e liroi vet Nenad Rikallon, pasi që ishin bërë gati që Ministri të jetë i pranishëm në interpelancën që do të mbahet për akuzat ndaj Rikallos, e që ky i fundit do të rikthehet në Kuvend.

Deputeti i VV’së i ka thënë kryeministrit Haradinaj se ai po e arsyeton vartësin e tij dhe se po i del në mbrojtje ministrit të akuzuar për tortura të banorëve të lagjes Dardania, në vend se ta shkarkojë.

Haradinaj edhe një herë përsëriti se lirimin e Rikallos nga seanca e bëri sepse nuk e ka ditur se do të ketë pyetje para interpelancës. /Express/