Haradinaj: AKI’ja nga nuk më ka raportuar për arrestimin e gylenistëve

E publikuar: 30/08/2019 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka treguar se si ish-shefi i AKI’së, Driton Gashi, nuk e kishte lajmëruar Haradinajn fare në arrestimin e gylenistëve.

“Gashi ka qenë i detyruar t’i raportojë kryeministrit dhe presidentit të vendit, ai mua nuk më ka raportu për rastin dhe unë automatikisht e kam shkarku”, ka theksuar Haradinaj duke bërë me dije se ai për rastin e Gylenistëve i ka raportuar vetëm presidentit Thaçi.

E sipas Haradinajt, kjo ka qenë edhe arsyeja pse e ka shkarkuar Gashin.

“Unë nuk e kam emëru Gashi, unë vetëm e kam shkarku atë për arsye se nuk më ka lajmru për rastin”, ka sqaruar Haradinaj.

Haradinaj ka treguar edhe një herë se në çfarë situatë të vështirë është gjendur në momentin kur është bërë arrestimi i gylenistëve.

“Situata ime u kanë e vështirë, nuk kam qenë në dijeni, s’e kam ditë më besoni”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.

Veç kësaj, Haradinaj ka konfirmuar se një sektori i AKI’së e ka urdhëruar arrestimin e gylenistëve.

“AKI’ja e ka urdhëru arrestimin e gylenistëve, nuk mund të them që ka qenë drejtori i AKI’së, por një sektor i saj, po”

“Gashi u dashtë me e lajmru mu dhe presidentin, mu nuk më është lajmru, dhe unë e kam shkarku automatikisht”