Haradinaj 40 projekte me vlerë gjysmë miliardi euro i prezanton para BERZH-it

E publikuar: 26/02/2018 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Londër, ka thënë se do t’i argumentojë 40 projekte të ndryshme por Kosovën në vlerë mbi gjysmë miliardi euro para shtabit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Mirëmëngjesi miq,Në Shtabin Qendror të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.