Hapet sot konkursi për kadetë të rinj të FSK-së

E publikuar: 22/05/2017 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të shpallet me sot, 22 maj 2017.
Këtë e ka bërë të ditur për portalin Arbresh.info zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala, ndërsa numri i kadetëve që do të pranohen këtë vit, do të publikohet në konkurs.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjet pa dallim etnie apo religjioni.

Ata mund të hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Përzgjedhja do të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike, merita dhe në nevojat e prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në përfundimin me sukses të procedurës së miratuar të kontrollit të sigurisë. Ky punësim do të konfirmohet pas përfundimit të stërvitjeve.